Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Rexhaj: Problemi madhor është “Zajednica”

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se problemi madhor është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, të cilën ai e quan “Zajednica”.

Sipas tij, çdo modifikim i saj me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës.

“Problemi madhor është unë po e quaj Zajednica dhe jo Asociacioni, sepse është Zajednicë, sistem paralel në arsim, mjedis, në siguri, e cila ka qenë e nënshkruar më parë dhe paraqet problem për Kosovën. Prandaj, kryeministri Kurti, Lëvizja Vetëvendosje është shumë e rezervuar në këtë pikë dhe mendoj arsyeja pse nuk ka ecur realisht dialogu është çështja e Zajednicës dhe mendoj që çdo modifikim i saj me kompetenca ekzekutive i bën dëm Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, Asociacioni si i tillë është tërësisht i papranueshëm për Republikën e Kosovës.