TEMPUS

Rafuna: Lutemi që të kemi një Qeveri që pranon dialogun publiko-privat

rafuna

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se luten që të kemi një Qeveri që pranon dialogun publiko-privat dhe vetë Odën Ekonomike.

Në një intervistë në “Tempus“, Rafuna tha se janë të përgatitur të ndihmojnë Qeverinë që vjen, në mënyrë që të ndryshojnë imazhin e Kosovës.

“I lutem të madhit Zot që të kemi një Qeveri që pranon dialogun publiko-privat dhe pranon Odën Ekonomike si çdo Qeveri e çdo shteti tjetër që e pranon Odën dhe e shtyn përpara Odën. Ne jemi të përgatitur që me ndihmu çdo Qeveri që na vjen për të mirë dhe interes të vendit për me ndrryshu imazhin e Kosovës, ky është thelbësor- ndyshimi i imazhit të Kosovës. Duhet të punojmë shumë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me Ministrinë e Ekonomisë, me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ishalla Zot na vijnë ministra kompetent, vendimmarrës dhe me integritet që ia dojnë të mirën vendit dhe punojnë të gjithë për me ndryshu”, tha Rafuna.

Sipas tij, në planin e brendshëm duhet të bëhen reforma.

“Duhet me urgjencë javën e parë, nuk po them ditën e parë, javën e parë duhet me u përgatit paketa dhe me i ba ndyshimet dhe kthy ngadalë-ngadalë besueshmërinë e biznesve që i kemi këtu dhe së dyti sjelljen e investimeve të huaja. Pa zhvillim ekonomik nuk kemi shtet, ne do të dështojnë nëse nuk kemi zhvillim ekonomik do të dështojmë. Duhet të koncentrohemi shumë për zhvillim ekonomik kemi 330 mijë të punësuar në sektorin privat, 83 mijë në sektorin publik, por ata 82 mijë e marrin pagën përmes sektorit privat, në mënyrë indirekte nga buxheti i shtetit, përmes taksave që paguhen”, tha Rafuna. /BetimipërDrejtësi


Kryetari i Odës Ekonomike: Kosova duhet të integrohet sa më shpejtë në BE, në mënyrë ekonomike në tregun rajonal

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Kosova duhet të integrohet sa më shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në mënyrë ekonomike në tregun rajonal.

“Kosova duhet sa më shpejtë me u integru në Bashkimin Evropian, Kosova në mënyrë ekonomike duhet me u integru sa më shpejtë në tregun rajonal. Ne jemi nënshkrues të marrëveshjes për tregun e përbashkët rajonal që është nënshkruar në Sofie në vitin 2010, që është bë mirë shumë. Mirëpo, duhet ne si Kosovë për me pas sa më shumë investime, për me pas sa më shumë zhvillim, ne duhet të jemi liderë të integrimit rajonal dhe evropian prej një tregu 17 milionë me kalu në tregun 500 milionë”, tha Rafuna.

Kështu, ai tha se Qeveria duhet t’iu ndihmojë bizneseve.

“Qeveria duhet me kanë shumë agresive me qeveritë e rajonit, për shembull me Serbinë duhet me kanë shumë agresive, me u pranu dokumentacioni i Agjencionit Fitosanitar ose dokumentacioni me logo të Republikës së Kosovës, duhet me kanë shumë më agresiv që me ju thanë se produkti jonë që është made in Kosova me u leju me hy në Serbi”, tha Rafuna.

Sipas tij, nëse ne i kemi inspektorët fito-sanitarë 24/7 në vendkalime doganore, duhet t’i ketë edhe Serbia.

“Sot ti i ke në Merdar për shembull dy ditë të javës inspektorët nga ana serbe dhe bizneset tona detyrohen qato dy ditë të javës me dërgu mallin se ditëve tjera s’janë inspektorët dhe nuk munden me hy në territorin e Serbisë, qato pak mallra që hyjnë në territorin e Serbisë”, tha ai.


Rafuna: Qeveria nuk ka qenë në anën e bizneseve por në anën e furnizuesve, kjo është anomali

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Qeveria nuk ka qenë në anën e bizneseve por në atë të furnizuesve. Ky fakt, sipas tij, është anomali.

“Te Qeveria e kemi pa që nuk kanë qenë në anën e biznesit, më shumë kanë qenë në anën e furnizuesve dhe kanë lobuar për furnizuesit sesa kanë lobu në anën tonë. Hyni këqyrni deklarimet e ministres së Ekonomisë dhe Energjetikës, ku i bën thirrje biznesit me lidhë kontrata me furnizuesit, domethënë asnjëherë nuk është marrë si me ndihmu biznesin tonë por si me ndihmu furnizuesin, me i siguru sa më shumë blerës. Kjo është anomali”, tha Rafuna.

Ai tha se as Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka qenë në anën e bizneseve sepse i ka detyruar në mënyrë të dhunshme të dalin në treg të lirë të energjisë. Tha se qëllimi i daljes në tregun e lirë është i mirë.

Sipas tij, kërkesa e bizneseve është t’iu jepet një fazë e tranzicionit, në të kundërtën, ai thotë se bizneset nuk janë kundër tregut të lirë.

“Unë po e shoh qasjen e qeverive të tjera ndaj biznesit që kanë, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjës, se i përfaqësoj gjashtë Qdat e Ballkanit, që është një mekanizëm që ka dalë prej procesit të Berlinit, por që mbështetet nga Komisioni Evropian. Mirëpo, qasjen që e ka pas Qeveria e Kosovës ndaj bizneseve nuk e ka pas asnjë Qeveri e rajonit”, tha Rafuna.

Tutje, Rafuna tha se kjo Qeveri është marrë me biznese individuale dhe se kjo nuk është e drejtë.

“Të merresh ti me biznese individuale, të merresh me emër nuk është e drejtë prej kryeministrit as prej të tjerëve- udhëheqësve politikë. Politika duhet me ba punën e vet, ata duhet me kanë në shërbim të bizneseve, kur je në shërbim të biznesit je në shërbim të ekonomisë dhe është shqetësuese kur një udhëheqës i institucionit merret me një biznes invididual”, deklaroi Rafuna.

Gjithashtu, Rafuna shtoi se duhet të respektohen vendimet e drejtësisë, duke theksuar se bizneset po investojnë jashtë Kosovës.

“Duhet të respektohen vendimet sidomos kur ato vijnë nga drejtësia, nuk ka qenë mesazh i mirë, nuk ka qenë qasje miqësore ndaj biznesit gjatë këtyre viteve dhe se po të kish qenë qasje më miqësore, ne së bashku do të kishim ba shumë reforma dhe do të ishim besoj në një nivel tjetër sa i përket investimeve të huaja edhe sa i përket zhvillimit dhe kënaqshmërisë së biznesit. Nëse i shohim dy vitet fundit, janë investimet më të mëdha që i kanë bërë bizneset kosovare në vendet e rajonit dhe kjo është e dhimbshme”, tha Rafuna. /BetimipërDrejtësi


Rafuna: Bizneset u detyruan në mënyrë të dhunshme nga ZRrE-ja të lidhin kontratë me furnizuesit nga 1 gushti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur lidhur me tregun e lirë të energjisë elektrike, duke u shprehur se është një ndër vendimet më të rënda që ka pasur Kosova.

Sipas tij, ky vendim ka qenë i shpejtë, ku brenda dy muajve iu është kërkuar kompanive të dalin në tregun e lirë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk iu është dhënë mundësia me u përgatit, së pari nuk e kanë përgatitur tregun siç duhet dhe e dyta nuk iu është dhënë mundësia bizneseve me u përgatit. Shumë biznese kanë filluar një investim, sepse biznesi mbi të gjitha nuk e duron befasinë, ata kanë plane investive, kanë planet financiare që i përgatitin në periudha afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate që shkojnë deri në 5 vite”, ka thënë ai në “Tempus“.

Rafuna ka shtuar se shumë biznese kanë filluar investimin dhe për shkak të këtij vendimi janë detyruar ta ndalin dhe të riorientojnë investimin në panele solare dhe bateri.

“Deri me datën 26 maj, ne i kemi pas vetëm tri kompani të licencuara përkundër që ZRrE-ja thirret që janë kanë 19 kompani, 16 kompani nuk kanë qenë të licencuara në Kosovë, 16 kompani kanë qenë të licencuara në Shkup, Tiranë ku ata nuk janë ndjerë përgjegjës ndaj ZRrE-së”, shtoi ai.  

Kreu i OEK-ut tha se bizneset i kanë pranuar faturat nga KEK-u për qershor, që kanë shkuar deri në 100%, njëjtë edhe për muajin korrik që varion deri në 150%.

“Tani bizneset janë detyruar në njëfarë forme në mënyrë të dhunshme prej Zyrës se Rregullatorit të Energjisë elektrike që me lidhë kontratë prej 1 gushtit me njërin prej furnizuesve”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, organi rregullativ nuk duhet ta detyrojë biznesin që të dalë në treg të lirë siç ka ndodhur.

“…dil në treg të lirë, prej sotit ta ndali rrymën, siç ka ndodhë edhe me Polici që është më e keqja, që ua ka prish shumë bizneseve imazhin, kemi 2-3 kompani të huaja që u kanë shku me Polici, i kanë traumatizu, nuk po munden me besu, çka kam bë unë që me ardhë Policia”, shpejgoi tutje ai.

Duke folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Rafuna tha se padyshim që rritë inflacionin dhe pritjet kanë qenë që në muajin tetor, inflacioni të jetë 4%, ndërsa sipas tij po ecën edhe me ritëm më të shpejtë.

“Ky inflacion, ka me goditë drejtpërdrejt qytetarin në xhep, qytetari jonë është duke u varfëruar me ritëm shumë më shumë se është pritë. Por, çfarë është më shqetësuese është se një gjendje të tillë që e kemi, nuk e kanë vendet e rajonit”, u shpreh ai.

Sipas tij, sfida më e madhe është që nuk po arrihet të ketë një ambient miqësor, duke thënë që për 3 vite e gjysmë institucionet nuk i kanë pritur në takim.

“Dhe ja ku jemi sot, ministri i Financave del lavdërohet që e kemi borxhin publik më të ulëtin që është anomali, na aq shumë kemi nevojë për investime, që borxhi publik jo që aq sa e parasheh ligji me 40% të bruto produktit vendor, por duhet me ngritë ndoshta në 50-60% të bruto produktit se ka shumë nevojë, ka shumë kërkesa”, tha tutje Rafuna.

E dyta, sipas tij, lavdërimi për të hyra nga Dogana nënkupton që është rritur importi dhe do duhej lavdëruar nëse do ishte rritë eksporti.

“Nuk po du me besu që kjo është bërë me qëllim, po du me besu që është çështje e mospërgatitjes, moskompetencës”, ka thënë Rafuna. /BetimipërDrejtësi


Rafuna nga OAK: Bizneset po përballen me sfida që s’kanë qenë asnjëherë që 25 vite

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë në emisionin “Tempus” në KTV, tha se biszneset në Kosovë po përballen me sfida si asnjëherë më parë.

“Biznesi është duke u përballur me një sfidë si anjëherë më parë që nga paslufta, sepse ne kemi kaluar në faza të ndryshme të tranzicionit. Edhe kërkesat e biznesit kanë qenë të ndryshme, por kësaj here biznesi është duke kaluar në sfida shumë, shumë të mëdha”, u shpreh ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas tij, sifdat fillojnë pasi ekzekutivi apo insittucionet e vendit nuk kanë marrë asnjë veprim për reforma, duke thënë se është viti i shtatë që nuk ka anjë reformë në politikat fiskale. Veç kësaj, sfidë tha se është sistemi i arsimit, pasi nuk ka asnjë reformë që lidhë sistemin e arsimit me reformat e tregut.

“Te sundimi i ligjit, nuk kemi ende reforma që biznesit i jep mundësi që lëndët të zgjidhen në një afat sa më të shkurtër ashtu siç e kërkon ligji së pari dhe siç ishte dashtë me qenë për të mirën e biznesit”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Rafuna foli edhe për sfidën e fundit, që sipas tij është energjia elektike, si dhe sjelljen e investitorëve të huaj, për shkak të siç thotë ai, deklaratave të pamatura të udhëheqësve të institutcioneve.

“Po sulmohemi, po bëhet luftë, sanksionet e Bashkimit Evropian, prishja e raporteve me partnerët strategjik dhe gjitha këto jo vetëm që e kanë tremb investiorin e huaj, por edhe investitorët tonë që ta shtrijnë investimin jo në Kosovë, por në vendet e rajonit. Biznesi është duke u përballë me sfida, po e them edhe një herë që s’kanë qenë në 25 vjet e fundit”, ka thënë Rafuna. /BetimipërDrejtësi