Mustafë Kadriaj, profesor i Ekonomisë, tha se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar edhe gazin amerikan.
Këtë, Kadriaje tha gjatë emisionit “Tempus” në KTV, ku shtoi se Kosova është ndërtuar mbi besimin në këta miq.
“Kjo Qeveri e ka refuzu edhe gazin amerikan se çdo gjë e sheh me dyshim. Mentaliteti i kësaj Qeveri është se edhe miq ndërkombëtarë edhe bashkëpunëtorët i sheh me një lloj dyshimi. Nuk shkohet kështu. Kosova është ndërtuar mbi bazën e besimit të këtyre miqve”, tha Kadriaj.
Profesori Kadriaj tha se raportin e Bankës Botërore, Qeveria duhet ta shoh si shqetësim dhe të reflektojë në sjellje.
“Qeveria duhet ta lexojë shumë drejt dhe në fakt në njëfarë mënyre duhet të shqetësohet dhe të jetë shumë e qartë që jo ta atakojë këtë raport por ta sheh si diçka që s’është puna e mirë me qasjen dhe sjelljen e të qeverisurit”, tha ai.
Edhe
Oda Amerikane kërkon debat për gazin amerikan, kritikon institucionet për mosgatishmëri
Ai gjithashtu tha se Kosova ka nevojë për bashkëpunim me vendet e rajonit pasi sipas tyre raporti i Bankës Botërore ka pasqyruar që Serbia dhe Shqipëria kanë pasur rritje ekonomike si rezultat i politikave ekonomike të tyre dhe investimeve.
Kadriaj përmendi se raporti thotë që nëse Kosova vazhdon pa investime, atëherë nuk do të jetë asgjë e sigurt. /BetimipërDrejtësi
Dreshaj: Në Raportin e Bankës Botërore, gjendja ekonomike është pasqyruar kjo që është
Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve, thotë se gjendja ekonomike dhe ajo e mirëqenies sociale,...-
Kadriaj: Mendimi i cilitdo ekspert për këtë Qeveri është i papranueshëm
-
Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
-
OEAK: Importi i energjisë s’garanton siguri e gazifikimi i qymyrit s’adreson nevojat urgjente
-
Opozitarët e quajnë mashtrim arsyetimin e Rizvanollit për gazin