Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Nrecaj: Kemi rast kur Kuvendi nuk e mori në punë një person me aftësi të kufizuara

Anton Nrecaj nga Organizata CLARD tha se kur flasin për personat me aftësi të kufizuara, ata kanë trajtuar disa raste të tilla, ku i janë drejtuar Institucioneve dhe ka përmendur një rast të një personi me aftësi të kufizuara, i cili ishte jurist i diplomuar e që nuk ishte pranuar në Kuvendin e Kosovës.

Nrecaj tha se ky person i kishte vazhduar studimet mastër, ishte i përgatitur dhe i kualifikuar, andaj kishte aplikuar për punë në Kuvend.

Ai tha se institucionet publike e kanë për obligim që çdo i 50-ti i punësuar të jetë person me aftësi të kufizuar, teksa juristi nuk ishte pranuar në vendin e punës ku ka aplikuar me argumentin se nuk i plotëson kriteret.

“Çka duhet të bëjë një person më aftësi të kufizuar pavarësisht që e ka një pengesë dhe në të pamurit, çka duhet të bëjë më tepër, a duhet të kryejë doktoraturë, apo çfarë duhet të bëjë që të plotësojë atë kriter”, thotë Ndrecaj në “Tempus”.

Sipas tij, që dikush të ketë një kualifikim të shkollës së mesme për një pozitë të cilën mund ta kryejë si recepsionist, kjo pozitë tha se mund të kryhet nga një person me aftësi të kufizuar.

Ai tha se sot në një institucion publik nuk e sheh asnjë person me aftësi të kufizuar në vendin e punës që mund ta kryejë, e që me këtë problematikë nuk është marrë askush, e që sipas tij është shqetësuese.