Arben Mustafa, koordinator i Departamentit të Financave në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, tha se qasja e Qeverisë e bazuar në skema sociale, nuk është indikator që e bën zbutjen e varfërisë.
Sipas tij, nuk duhet të trajtohen me masën e njëjtë të gjithë qytetarët, ngase jo secili qytetar në Kosovë ka nevojë për mbështetjen e njëjtë.
“Qasja e Qeverisë së Kosovës deri më tani ka qenë një qasje e bazuar kryesisht në skema sociale, të cilat konsideroj se janë bërë në një formë pa bërë shënjestrim adekuat dhe pa prodhuar efete adekuate në zbutjen e varfërisë apo në lehtësimin e gjendjes së kategorive më të ndjeshme. U përmend më herët shuma prej 100 eurove, mendoj që ndihma të tilla të njëhershme nuk e prodhojnë efektin e duhur dhe për më tepër nuk kanë pasur një cak të caktuar se ku dëshirohet të arrihet me ato ndihma. Jo secili qytetar i Kosovës ka nevojë për mbështetjen e njëjtë, ndaj edhe nuk mund të trajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës me masën e njëjtë”, tha Mustafa në “Tempus” të KTV-së.
Ai shtoi se programet e tilla të Qeverisë janë eksperimentale dhe se buxheti i Kosovës nuk mund t’i përballojë eksperimentet e tilla, por duhet të ketë politika më të strukturuara sociale, të cilat nuk duhet të jenë si lëmoshë, por t’i ndihmojnë ato shtresa të dalin nga varfëria.
“Qeveria e Kosovës si duket, gjë e cila po vërehet edhe me rënien e investimeve kapitale, e ka larguar nga agjenda politikën e zhvillimit ekonomik. Kosova ka nevojë për politika zhvillimore, të cilat do të mundësonin rritjen ekonomike në vend, përparimin e biznesit vendor dhe në këtë mënyrë do të kishte rritje më të madhe të të hyrave”, tha Mustafa.
-
Mustafa: Kjo qeveri ka abuzuar me termin “barazi”
-
Kurti për reformën e asistencës sociale: Do të krijojë barazi dhe të nxisë punësimin
-
Mustafa: Me buxhetin e 2024-ës s’ka zhvillim ekonomik
-
Mustafa për Fondin Sovran: Improvizim i kësaj Qeverie, s'është zhvillimor
-
Mustafa: Skemat e Qeverisë dekurajuese si mendësi, pritej qasje më universale