TEMPUS

Mosofrimi i poentimit për Kryeprokuror, Krasniqi: U është ofruar OJQ-ve gjatë intervistimit

Valdrin Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka thënë se poentimi për Kryeprokuror të Shtetit iu është ofruar shoqërisë civile gjatë intevistimit.

Këtë deklarim Krasniqi e bëri në “Tempus” të KTV-së, kur u pyet se përse nuk i ka ofruar shoqërisë civile qasje në poentim rreth procesit të Kryeprokurort të Shtetit, por këtë detyrohet ta bëjë vetëm pasi është detyruar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

“Ne e kemi dhënë për pjesëmarrësit në proces, për shoqërinë civile, të gjitha shoqëritë civile që monitorojnë, përcjellin sistemin prokurorial dhe procesin për Kryeprokurorin e Shtetit, kanë pasur qasje”, ka thënë Krasniqi.