Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV tha se lidhur me procesin zgjedhor në katër komunat në veri të vendit, partnerët ndërkombëtarë dhanë mesazh se Kosova mund të zhvillojë zgjedhje edhe pa Listën Serbe.
“Legjitimitet tjetër, e që është legjitimiteti i partnerëve ndërkombëtarë, ne e pamë Ambasadën Amerikane, pamë edhe emisarin Escobar, por edhe Zyrën e BE-së, që në njëfarë mënyre deshën që t’i tregojnë edhe Serbisë, edhe Vuçiqit, edhe Listës Serbe se në pjesën veriore mund të bëhen zgjedhje edhe pa ju, mund të bëhen zgjedhje të cilat pranohen nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.
Tutje, Miftaraj ka thënë se kjo nuk e zbeh atë që quhet përfaqësim i interesave të popullatës që jeton në atë pjesë të vendit.
Po ashtu, ai ka thënë se beson se këto zgjedhje ishin po ashtu si një lloj mënyre e manifestimit të rolit të partnerëve ndërkombëtarë që kanë jo vetëm në Kosovë në pjesën veriore, por edhe kanë raporte Kosovë-Serbi.