Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV të martën, ka thënë është mirë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të informojë qytetarët që në veri ka objekte të rëndësishme të Republikës së Kosovës, të cilat nuk kanë as sigurim e as zyrtarë policorë.
“Ne po shohim edhe fotografitë e ministrit Sveçla në pjesën veriore se si është në pikën kufitare 1-31 në Bërnjak apo kudo, por besoj që është mirë që ministri Sveçla të informojë qytetarët që ka objekte të rëndësishme të Republikës së Kosovës, të cilat sot nuk kanë as sigurim privat të cilin e kanë pasur dhe janë tërhequr nga kompanitë që kanë ruajtur në atë pjesë, por as nuk ka policë të mjaftueshëm për m’i siguruar ato objekte që janë të rëndësisë të veçantë për Republikën e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.
Sipas Miftarajt, kjo gjë nga pala tjetër shihet si një mundësi unike që një ditë të mund t’i sulmojnë, t’i djegin apo edhe të ndërmarrin veprime, të cilat pastaj e cenojnë sigurinë në atë pjesë të Kosovës.
“Unë besoj në këtë fazë është shumë e rëndësishme komunikimi, koordinimi jo vetëm adekuat por ditor, besimi me partnerët ndërkombëtarë me theks të veçantë shtetet kryesore, shtetet e QUINT-it, por edhe me KFOR-in edhe EULEX-in brenda autorizimeve të kufizuara që i kanë, në një farë mënyre të monitorojnë atë pjesë të vendit e cila mundet për një kohë të shkurt apo për një shkëndijë të vogël të kalojë në një situatë e cila mund të jetë e rrezikshme nesër”, ka thënë Miftaraj.
-
Sveçla pas konfiskimit të armëve në Mitrovicën e Veriut: S’ka më strehë për kriminelët
-
Sveçla për Banjskën dhe rrezikun nga dronët e Serbisë – sot në “60 Minuta”
-
Sveçla: Policia e gatshme t’i mbrojë qytetarët nga çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë
-
Sveçla: Disa biznese s’i plotësojnë standardet e sigurisë kundër zjarrit
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri