Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, ka thënë Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor duhet të formulohet sa më mirë. Ai ka thënë se kjo do të bëhet në mes të dy leximeve në Kuvend.
Meta në emisionin ”Tempus” në KTV, ka treguar edhe pse nuk ka votuar për këtë Projektligj.
“Ky është një ligj i rëndësishëm për infrastrukturën ligjore. Ky ligj sa ka të bëjë me fushën shëndetësore, po aq ka edhe rëndësi shoqërore. Pikërisht për këtë çështje, për shkak të rëndësisë së saj dhe impaktit pozitiv që duhet të ketë te ne ka pasur disa kokëçarje te unë dhe për këtë kam abstenuar që të shkojë një ligj i tillë, duke dhënë mundësinë që ky ligj të vijë deri te Komisioni për Shëndetësi dhe në mes të dy leximeve të japin impaktin e tyre deputetët dhe të formulohet sa më mirë”, ka thënë Meta.
Ai ka theksuar se Qeveria është e angazhuar në kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e shëndetësisë dhe çështjeve sociale.
“Mendoj që Qeveria është duke e bërë punë e vet ashtu siç duhet. Tani është duke punuar shumë, me theks të veçantë edhe Ministria e Shëndetësisë në finalizimin edhe të infrastrukturës ligjore, në mënyrë që të përmbushet e tërë fusha e shëndetësisë, njëherësh edhe ajo sociale’, ka thënë Meta.
Sipas tij, që nga viti 2015 nuk ka pasur ndonjë ligj të rëndësishëm që ka ardhur në Kuvend nga fusha e shëndetësisë.
-
Tre deputetë të pushtetit s’marrin pjesë në votim, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca
-
Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues
-
Kuvendi të enjten me seancë të jashtëzakonshme
-
Deputeti i VV-së skeptik se Projektkodi Civil do të shkojë në Kuvend këtë legjislaturë
-
Meta: Qeverisë i duhet më tepër se një mandat për sigurimin shëndetësor