Opinionistja Besa Luzha, ka thënë se nëse pas gjithë asaj që ndodhi në Banjskë të dielën e kaluar, prapë në tavolinë të dialogut vendoset Asociacioni, beson se do të ketë një ngecje në këtë proces.
“Nëse pas gjithë kësaj prapë në tavolinë do të jetë i vendosur Asociacioni, unë mendoj që prapë do të ketë një ngecje në kuptimin që kemi një mos-akordim ose zëra të pavarur. Domethënë, një përfaqësues i institucioneve kërkon të bëhet një draft me Shtetet e Bashkuara, të tjerët thonë që Asociacioni pas kësaj është i vdekur. Kështu, vërtetë shumë paqartësi na presin”, ka theksuar Luzha në emisionin “Tempus” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka deklaruar se në parim institucionet e Kosovës duhet të jenë për dialog, por sipas saj, në këtë poçes ka shumë të panjohura.