Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka thënë se ka kërcënim dhe rrezik për një sulm të ri në veri dhe se grupi i Milan Radoiçiqit vazhdon të jetë i lirë.
“A ka kërcënim ka, a ka rrezik, unë besoj se ka derisa grupi terrorist i Radoiçiqit vazhdon të jetë i lirë në Serbi, vazhdon të trajnohet në Serbi, vazhdon të mbështetet nga strukturat e Serbisë, të trajnohet atje dhe të qëndrojë afër kufirit të Republikës së Kosovës. Çfarë është Kopauniku, po edhe bazat tjera ushtarake të Serbisë, e që janë afër kufirit tonë, mendoj që ka rrezik, e që ne duhet të jemi vigjilent dhe në gatishmëri të plotë për të vepruar atë dhe po e bëjmë”, ka deklaruar Hoxha, në një intervistë në emisionin “Tempus” në KTV.
Hoxha: Situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e brishtë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se situata e sigurisë në...-
Hoxha: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat e sigurisë
-
“Ka kërcënim dhe rrezik për një sulm të ri në veri, grupi i Radoiçiqit vazhdon të jetë i lirë”
-
Drejtori i Policisë vlerëson se në veri ka rrezik deri kur të kapet Radoiçiqi
-
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat
-
Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri, Policia në koordinim me KFOR-in