Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Haxhiu: Shqetësuese që përkundër rasteve si i 11-vjeçares, s’ka reflektim institucional

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shqetësuese se edhe përkundër rasteve të tilla të krimeve, ai i 11-vjeçares, nuk ka reflektim institucional dhe dorëheqje morale për krimet që kanë ndodhur.

“Më shqetëson se edhe përkundër që po ndodhin këto raste, nuk ka reflektim institucional dhe dorëheqje morale për krimet që kanë ndodhur”, ka thënë Haxhiu të martën në emisionin “Tempus” në KTV.

Ajo tha se inkurajon viktimat e krimit që të paraqiten në Qendrën për Ndihmë Juridike, për t’iu ofruar ndihmë në aspektin juridik.

Haxhiu konsideron që ka shumë probleme në sistemin e drejtësisë, marrë parasysh rastet e fundit të veprave penale që po ndodhin, ku e përmendi rastin e 11-vjeçares.