Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk duhet që presionin ta ushtrojë mbi Kosovën.
Kështu u deklarua ai në emisionin “Tempus” në KTV, ku po diskutohet lidhur me vendimin qeveritar për qortim lidhur me targat.
“Fillimisht për këtë veprim kanë qenë të njoftuar të gjitha palët e miqtë tanë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini që Shtetet e QUINT-it e kanë pasur një takim me kryeministrin. Mendoj që mënyra pse nuk është filluar menjëherë në zbatim të drejtpërdrejtë të reciprocitetit ku z.Qalaj e kritikoi mendoj që është kjo, pra është një lloj modifikimi të hapat e zbatimit. Unë nuk mendoj që është problematik as në zbatimin në terren”, tha Rexhaj.
Ai ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të mos fillojnë me zbatimin rigoroz të reciprocitetit, duke i lënë mundësi çdo qytetari serb të reflektojë frymën kushtetuese të Kosovës.
“Sot për shembull Vuçiqi ishte në ushtri atje, ku ngriti lart gatishmërinë ushtarake duke tentuar që realisht ta krijojë një lloj tensionimi politik, sepse këto problemet në veri ku shkojnë e bllokojnë rrugë e tjera, ku fillojnë përmbi qiellin e Kosovës fluturojnë avionët serbë, ku ambasadori rus vije deri në kufi atje ndalet, janë bërë rutinore fatkeqësisht”, ka thënë Rexhaj.
Ai shtoi se trysnia ndërkombëtare do duhej të binte fillimisht mbi kokën e Vuçiqit e pastaj të strukturave ilegale të mbështjella me legalitetin e Listës Serbe.
-
Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale – VV-ja fajëson BE-në e AAK-ja e quan vendim të keq
-
Kërkesa e pushtetit për ndryshim të formatit të dialogut, vlerësohet e pamundur
-
Rexhaj: Dialogu duhet të rimodelohet
-
VV-ja i kërkon opozitës t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, s’merr përgjigje pozitive
-
Rexhaj: Radomiroviq s’ka qenë në luftë, zgjedhjet në veri vetëm përmes peticionit