Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në emisionin “Tempus” në KTV tha se ka pasur zyrtarë të lartë, që kishin të hyra nga dhjetë burime tjera.
“Ne si Agjenci jemi të thirrur për ta zbatuar ligjin, ato pozita të cilat janë të ndaluara të mbahen njëherazi, ne mundohemi që t’i trajtojmë të gjitha dhe t’i identifikojmë. Për shembull, këtë vit ne i kemi trajtuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat dhe zëvendësministrat për pozitat që janë në kundërshtim me pozitën aktuale dhe të gjithë janë tërhequr nga pozitat të cilat nuk kanë qenë të duhura për pozitën që mbajnë. E di që të paktën një zyrtar i lartë vitin e kaluar ka pasur të hyra nga 10 burime të tjera, nuk janë të gjitha këto pozita publike, por edhe pranimi apo puna në 10 institucione, qofshin ato private, bën që ky zyrtar vështirë të angazhohet në punën e tij primare”, tha Buleshkaj.
Ai tha se ligji është i qartë për masën e dënimeve, por më pastaj ajo është në fuqinë e gjyqësorit.
“Ligji është mjaft i qartë, thotë ligj edhe burgim, në fuqinë e këtyre veprave. Por, pastaj është në fuqinë e gjyqësorit të caktojë me masën e caktuar, e cila duket proporcionale me shkeljen që ka ndodhur. Ajo që mundohemi t’iu tregojmë dhe edukojmë zyrtarët e lartë është se shkelja edhe në qoftë se dënohet me një gjobë, pasojat e kësaj shkelje janë shumë më të mëdha sesa ajo gjobë”, tha Buleshkaj.
Ai përmendi faktin se ka pasur shumë asamblistë që janë dënuar për mosdeklarim të pasurisë, por që në zgjedhjet e radhës nuk mund të certifikohen në zgjedhje.
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Buleshkaj: Numri i zyrtarëve publikë që nuk e deklaruan pasurinë më i madh se vitin e kaluar
-
Buleshkaj: Kemi kallëzime penale nga niveli i zv.kryeministri deri te asamblistët
-
Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza
-
Mosdeklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hudhur poshtë për shkak të vendimit të Supremes