Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ka deklaruar se ka përmirësime në deklarime të pasurisë.
Në emisionin “Tempus” në KTV, Buleshkaj ka thënë të martën se tani po identifikohen rastet që ndër vite është deklaruar jo saktë pasuria.
“Ajo që e kemi vërejtur është që ka përmirësime qoftë në kohë të dorëzimit të deklarimit të pasurisë, por edhe në kualitet. Por, ka edhe raste që ndër vite me gjasë është deklaruar jo saktë pasuria, e tash po e identifikojmë që është ashtu. Të gjitha këto raste po i trajtojmë, secili person që është subjekt i këtyre pasaktësive i shpjegohet për lëshimet që ka bërë, i argumentohen e pastaj i dorëzojmë te institucionet përgjegjëse”, tha Buleshkaj.
Lidhur me pozitat e personave që iu është ngritur kallëzim penal për mosdeklarim të pasurisë, ai tha se ka nga niveli i zëvendëskryeministrit deri te asamblistët.
“Agjencia ka dashur që ta dëshmojë se është e paanshme në trajtim të të gjitha rasteve që i ka pasur në dorë. Do të thotë, kallëzime penale janë ushtruar nga niveli i zëvendëskryeministrit e deri te asamblistët, në qoftë se i marrim kështu si pozitë pak më të ulët. Do të thotë, nuk ka tolerancë të dikujt, ndonjërit apo ndonjërës, për shkak të pozitës”, shtoi ai.
Ai theksoi se si përqindje numrat nuk janë të mirë, ngase ka raste që janë bartur nga vitet e kaluara, ku tha se janë rreth 200 raste që janë dërguar si kallëzime penale apo njoftime në Prokurori, por si përqindje është më e vogël krahasuar me vitet tjera.
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Mosdeklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hudhur poshtë për shkak të vendimit të Supremes
-
78 raste të deklarimit të pasurisë dërgohen në Prokurori
-
APK-ja bën kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë
-
Buleshkaj: Numri i zyrtarëve publikë që nuk e deklaruan pasurinë më i madh se vitin e kaluar