Hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka thënë se mbase Kosova është vendi i vetëm që nuk e ka të miratuar Kodin Civil.
Sipas Bugaqkut, është e rëndësishëm që të kalojë Kodi Civil.
“Është me rëndësi që ky Kod të kalojë, më në fund sepse ka sa e sa vite që nuk kemi Kod Civil. Nëse nuk gaboj, Kosova është mbase vendi i vetëm që nuk e ka të miratuar Kodin Civil, ose nga të paktat shtete që nuk e kanë miratuar ende. Shembull, Shqipëria e ka miratuar në vitin 1926, nëse nuk gaboj”, ka theksuar Bugaqku në emisionin “Tempus”, në KTV.
Ai ka deklaruar se arsyeja se pse po bllokohet ky Kod është për shkak të një neni për martesat në bashkësi civile.
“Arsyeja se pse jemi në këtë bllokadë është për shkak të nenit të famshëm për lejimin apo moslejimin e martesave me gjini të njëjtë, bashkësive civile. Kjo po pengohet për shkak se një numër i deputetëve të themi konservatorë i shumicës nuk po e përkrahin ose nuk po shkojnë në linjë me idenë e partisë apo kryeministrit që ky të miratohet”, ka theksuar Bugaqku.
-
Haxhiu s’është e sigurt nëse i kanë votat për Projektkodin civil
-
Bugaqku: S’e kemi pasur një situatë kur shkelet qëllimshëm afati i konstituimit të Kuvendit
-
Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
-
Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe
- Aplikimi për anëtarësim në BE ishte vendim i domosdoshëm