Lulzim Beqiri, ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se niveli i zbatimit të strategjisë për sundimin e ligjit ka qenë i kënaqshëm.
“Këto ditë jemi duke finalizuar raportin 1-vjeçar të kësaj strategjie dhe shumë shpejt do të kemi një diskutim me akterët relevantë, respektivisht institucionet relevante që janë përgjegjëse për zbatimin e strategjisë, fillimisht të cilat janë institucionet e pavarura, siç është Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Agjencia Kundër Korrupsion, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, dhe shumë institucione tjera, të cilat janë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Si Ministri e Drejtësisë kemi vërejtur që zbatimi i kësaj strategjie, sipas raportit të parë të cilin e kemi përgatitur është i kënaqshëm”, ka thënë Beqiri në “Tempus” të KTV-së.
Ai shtoi përkushtimi i institucioneve duhet të jetë i madh në zbatimin e kësaj strategjie.
“Duke marrë parasysh se kemi pasur në disa raste edhe stërngarkim edhe me detyra të tjera, të cilat ndoshta nuk kanë qenë fillimisht pjesë e strategjisë, por pastaj janë përfshirë, kemi arritur që këtë strategji ta zbatojmë në një nivel po them të kënaqshëm, sepse përkushtimi për zbatimin e strategjisë duhet të jetë i madh dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të përkushtuara në zbatimin e saj”, tha Beqiri.
-
Beqiri nga MD-ja: Zbatimit i Strategjisë për sundimin e ligjit filloi me vonesë
-
Mirëpritet miratimi i Strategjisë për sundim të ligjit, pritet kthimi i besimit në drejtësi
-
Shala: Strategjia për Sundimin e Ligjit, e pazbatueshme
-
Bajraktari: Strategjia, dokument shumë i mirë në letër
-
Maliqi: Objektivat e Strategjisë për Sundimin e Ligjit kanë qenë plan i punës për KGJK-në