Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Beqiri nga MD-ja: Zbatimit i Strategjisë për sundimin e ligjit filloi me vonesë

Lulzim Beqiri, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, në emisionin “Tempus” në KTV tha se afatet e zbatimit të aktiviteteve të Strategjisë për sundimin e ligjit, janë shtyrë për shkak se vetë Strategjia filloi të zbatohet me vonesë.

Ai tha se Strategjia është miratuar në verën e vitit 2021 dhe se sipas tij, nuk qëndrojnë keq me zbatimin e aktiviteteve.

“Strategjia edhe pse është miratuar në gusht të vitit 2021 në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me planin e saj të veprimit siç thatë edhe ju, deri në vitin 2023 sepse Strategjia është deri në vitin 2026, ka qenë sepse aktivitetet gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021 gati se fare nuk janë zhvilluar për shkak se takimi i parë i Këshillit Drejtues i cili përbëhet nga ministrat respektiv dhe kryesuesit e Këshillave sidomos, është mbajtur në janar të vitit 2022 dhe aktivitetet kanë filluar të zbatohen nga ajo kohë”, tha Beqiri.

Beqiri tha se sipas raportit gjashtëmujor që është përgatitur në korrik të vitit të kaluar, në atë kohë kanë qenë të zbatuara pak më shumë se 20% të aktiviteteve.

“Sot mund të them se qëndrojmë shumë më mirë, për shkak se në takimin e fundit të Këshillit Drejtues, i cili është mbajtur në prill të këtij viti, neve kemi identifikuar se 43% të të gjitha aktiviteteve nga 439 aktivitete, janë zbatuar plotësisht, ndërsa në zbatim e sipër janë diku 45% të aktiviteteve dhe kemi identifikuar 12% të aktiviteteve që nuk kanë filluar fare të zbatohen”, shtoi Beqiri.

Edhe Cilat janë problemet në zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit? TEMPUS Cilat janë problemet në zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit?

Beqiri: Kemi filluar rishikimin e Strategjisë për sundimin e ligjit

Lulzim Beqiri, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, në emisionin “Tempus” në KTV tha se kanë filluar rishikimin e Strategjisë për sundimin e ligjit, pasi që sipas tij, Strategjia në vete parasheh edhe planin e rishikimit të veprimit.

“Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e rishikimit të Strategjisë, pasi që Strategjia në vete parasheh edhe planin e rishikimit të veprimit, pra nga vitit 2024 e tutje deri në vitin 2026 duhet të kemi një plan të ri të veprimit me aktivitetet të cilat nuk janë zbatuar, do të futen në atë plan”, tha Beqiri.

Beqiri përmendi edhe aktivitetet e reja të cilat si të tilla do të dalin nga procesi i rishikimit, e të cilat sipas tij, nuk janë trajtuar si duhet në procesin e rishikimit funksional.

“Aktivitete e reja do të dalin nga procesi i rishikimit të disa politikave të cilat në një formë ose tjetër nuk janë trajtuar aq sa duhet në procesin e rishikimit funksional, shembull drejtësia për të miturit, drejtësia administrative, e të tjera të cilat kërkojnë një analiza të mëparshme, pastaj të vendosen aktivitete të reja në kuadër të planit të ri të veprimit”, shtoi Beqiri.

Edhe Institucionet shënojnë rënie në zbatim të Strategjisë për Sundimin e Ligjit Arbëri Institucionet shënojnë rënie në zbatim të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Beqiri disa prej sukseseve të KGJK-së, ia atribuon MD-së

Lulzim Beqiri, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, në emisionin “Tempus” në KTV tha se disa prej sukseseve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ia atribuon MD-së.

“Kemi avancimin e sistemit elektronik të monitorimit të lëndëve në kuadër të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, kjo është më e mirë sepse edhe lëndët kryhen më lehtë edhe më mirë edhe shpërndarja e lëndëve bëhet në mënyrë automatike”, tha Beqiri.

Ai tha se pozitive është edhe regjistrimi i të gjitha aktgjykimeve në sistemin qendror të lëndëve penale, duke shtuar që këtë Strategji e shohin si të përbashkët.

Edhe Shala: Strategjia për Sundimin e Ligjit, e pazbatueshme TEMPUS Shala: Strategjia për Sundimin e Ligjit, e pazbatueshme

“Ne kemi marrë informacione se numri i kërkesave për ndihmë juridike falas është rritur shumë dhe është avancuar, pra janë disa aktivitete. Pastaj, te Policia kemi regjistrimet elektronike të intervistave dhe vendosja e kamerave në vendet e ndalimit, por edhe Qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, e tjera, e tjera”, shtoi ai.

Në fund, ai tha se ka shumë aktivitete të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët mund t’i vërejnë përmirësimet në sistem.