Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Bega: Qeveria spektatore karshi inflacionit

Erton Bega, ekspert i ekonomisë, ka thënë se Qeveria Kurti ka zgjedhur të jetë spektator karshi inflacionit.

“Ekonomia jonë është ballafaquar me tri valë të inflacionit brenda harkut të më pak se 2 vjetëve. Fillimisht kishim inflacionit pas pandemisë, pastaj në fund vitin e kaluar si rrjedhojë e ngritje së çmimeve të energjisë elektrike dhe tash si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Për me u përgjigj shkurt dhe direkt, Qeveria ka zgjedhur të jetë spektator në raport me problemin e inflacionit sepse është vetëkënaqur me rritjen e të hyrave buxhetore të cilat vijnë si rezultat i ngritjes së çmimeve në produktet e importit ku sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë të Statistikave, inflacioni në produktet e importit në tremujorin e parë ka qenë 21% dhe Qeveria është vetëkënaqur me këtë dhe e ka propaganduar si një rezultat të performancës së saj”, ka thënë Bega në “Tempus” të KTV-së të martën.

Sipas tij, nuk është rezultat i ndonjë performance pozitive, por është rrjedhojë e inflacionit duke thënë se çmimet më të shtrenjtat duhet të paguajnë doganë dhe TVSH më shumë në kufi.

“Qeveria duke zgjedhur rolin e spektatorit ka abstenuar nga të gjitha masat e mundshme që i ka në dispozicion për të lehtësuar dhe zbutur ngritjen e çmimeve. Nuk ka ndërhyrë, nëse e krahasojmë me shtetet në rajon apo në shtetet e BE-së, nuk ka zgjedhur të ndërhyjë në politikat fiskale”, ka deklaruar tutje Bega.