Muharrem Asllani, këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Ministria e Arsimit është duke punuar në kurrikula, për përfshirjen e historisë së komuniteteve pakicë.
“Është duke u punuar në kurrikula, duke u përgatitur me Ministrinë e Arsimit, janë duke u shikuar modalitetet, ose nga vendet e rajonit ose nga ekspertët, se si mundet të vendoset, sepse nuk është vetëm problem, nuk po du me mbrojt as institucionin, mirëpo nuk është problem vetëm historia e komunitetit egjiptian, ashkali ose rom, është problem historia e të gjitha komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, që janë edhe turqit edhe goranët, edhe boshnjakët, edhe kushdo tjetër që jeton në Kosovë. Mirëpo, unë po besoj që modaliteti i cilin është tu u diskutu, duhet parë se si duhet të vendosen në këtë kurrikulë dhe të përgatiten edhe materiale shkollore siç janë librat”, ka thënë Asllani.
Asllani ndër të tjera ka thënë se është punuar edhe më herët në drejtim të kurrikulave, mirëpo ka pasur një mungesë të profesionalizimit, duke shtuar tutje se beson se kjo qeveri do të ofrojë një modalitet se si të trajtohen historitë e komuniteteve pakicë.
“Unë po besoj se sa i përket kurrikulave, është tu u punu në këtë drejtim, është punu edhe më herët, ka pasur tendenca, mirëpo ka pasur një mungesë të profesionalizmit se si të vendosen dhe si të trajtohen ato më tutje dhe unë po besoj se kjo qeveri ka me ofru një modalitet se si të trajtohen jo vetëm historitë e këtyre tri komuniteteve, thashë duhet të mësohen për historinë e turqve që është shumë ma e lashtë, duhet të mësohen për historinë boshnjakëve, goranëve, sepse është e drejtë e patjetërsueshme”, tha Asllani.
-
Asllani: Kemi ndarë 800 mijë euro buxhet për t’i adresuar problemet e komuniteteve pakicë
-
Asllani: Problemet kryesore të komuniteteve pakicë janë arsimimi dhe punësimi
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë
-
Cilat janë barrierat me të cilat po përballen boshnjakët në Kosovë, sipas ministres Rexhepi?
-
Veshall: Kultura rome të jetë pjesë e kurrikulave shkollore