Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Ademi: Nuk pres “vërshim” të rasteve që do të dërgohen në GJEDNJ

Burim Ademi

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Burim Ademi, në emisionin “Tempus” në KTV, ka deklaruar se në kontekst të vendimmarrjes, nuk pret “vërshim” të rasteve që do të dërgohen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe konstatim të cenimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në raport me çështjen e zgjidhjes së rasteve në kontekst të përmbajtjes dhe dhënies së të drejtës subjektive apo çështjes së gjykimit në kontekst të përmbajtjes së vendimmarrjes, unë këtu e kisha fokusin kur thash se nuk pres vërshim dhe konstatim të cenimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka theksuar Ademi.

Tutje, gjykatësi ka deklaruar se Këshilli Gjyqësor është duke ndërmarrë mekanizma të ndërtimit të strategjisë për t’iu shmangur pasojave eventuale kurdo që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe rrjedhimisht edhe GJEDNJ-së.

“Mund të jetë ajo që e tha kolegu, që kemi raste që vërtetë ndoshta janë shumë të hershme por për këtë arsye dhe Këshilli Gjyqësor tu i pa këto probleme, ka ndërmarrë këto mekanizma të ndërtimit të Strategjisë dhe të ndërtimit të Komisionit, pikërisht për t’iu shmangur pasojave eventuale në momentin kurdo që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, rrjedhimisht edhe pjesë e kësaj Gjykate”.
 

Lexo përditësimet tjera
Afrim Shala

Shala: Me anëtarësim në KiE, kosovarët mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut

Gjykatësi në Gjykatën Supreme, Afrim Shala, ka thënë se nëse Kosova bëhet pjesë e Këshillit të...