Tempus

“E tash, ku me shku familjari?”, Qerkinaj debaton me Bogujevcin për çështjen e të pagjeturve

 

Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV, pyeti Bajram Qerkinajn, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, se me kë ka qenë në lokacionet kur është bërë identifkimi dhe se në çfarë forme është bërë identifikimi për personat e pagjetur.

“Te çështja e lokacioneve, për shkak që i përmendi disa lokacione që ky ka qenë aty, është me rëndësi me ditë me kë ka qenë aty dhe në çfarë forme është bë identifikimi, se ato besoj që janë të regjistrume”, tha Bogujevci.