Bajram Qerkinaj, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se informacioni për familjarët e personave të pagjetur është i dobët dhe se është politika ajo që po ndikon të mos kryhen punët.
“Sa jam i kënaqur ose sa jam i informum për personat e pagjetur, këta e thonë zhdukun, unë s’muj me i thanë, kam thënë shumë herë dhe tash po them, seni i zhdukun nuk lypet. Informacioni për familjarë është i dobët. Kur është informacioni sado e vështirë në të është një temë kur është informacion edhe ulet bisedon se këto dy tema të cilat sot u folën dhe i keni fut në bisedë, duan një analizë ose duan një punëtori dyditëshe me shpjegu, e jo në mediat kur sot ne familjarët ju kërkoj falje se në pika të shkurtra na thonë pse nuk po thoni se nuk po punohet kurrgjë. Kur të ndalesh me e këqyr nuk është që s’kanë punu kurgjo”, tha Qerkinaj.
Ai tha se vlerësimet e mbetjeve mortore, Kosova është dashur t’i kryejë tash e sa kohë dhe se është politika ajo që nuk po lë të kryhen punët.
“Varrezat masive më të mëdha nuk i përmendëm, as Suharekën nuk e përmendëm. Unë shpeshherë flas, po Dreni është në Kosovë, Kalludra është në Kosovë, pse nuk po thoni s’po len politika me i kry punët? Mitrovica, pjesa e veriut është në Kosovë, 15 vet janë pa nxjerrë, dihen me kode, me metra katrorë, dihet edhe dëshmori. Është edhe polici që e kanë çu me një karrocë me varrosë, është Zveçani, Karnoni, brenda në Kosovë, pse nuk i kemi kry detyrat në shpi, mos flas për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Këto sene, ne familjarët nuk i kemi të informum sa duhet”, tha Qerkinaj.
Sipas tij, janë të ditura varrezat masive dhe se për këtë janë edhe kodet.
“Me na tregu, për varrezat masive janë të dituna, dy varreza masive që kanë për mijë tri, për që kanë për mijë pesë, se në dy me kanë duhet me thanë varrezë masive, dhe keni kode. Kur unë i kam kodet, i ka edhe Komisioni Qeveritar, se unë nuk maj msheft kurgjo”, shtoi Qerkinaj.