1 perditesime
22:06

Tahiri i AAK-së: Faturat e rrymës priten të jenë të larta gjatë dimrit

Besnik Tahiri, shef i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se faturat e rrymës sërish priten të jenë të larta gjatë dimrit.

“Ne ende nuk e dimë cila do të jetë gjendja me energjinë elektrike dhe sa do të jetë çmimi, kurrkush s’po flet, dimri do të vjen, dimri vjen shpejt, faturat pritet me qenë shumë të larta, sa paguan Kosova subvencion, ku mbetën paret, ku mbet marrëveshja me energjinë e erës. A ju kujtohet çfarë pompoziteti u ba marrëveshja , a ju kujtohet fjalia Elektroseveri”, tha Tahiri.

Ai tha se agjenda e integrimit evropian nuk është askund duke u diskutuar, ndërsa shtoi se me partnerët evropianë tallen institucionet tona.

 

21:01

Tahiri: Rritja ekonomike më e ulëta e të gjitha viteve, menaxhimi i dobët i buxhetit

Besnik Tahiri, shef i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se gjatë vitit 2022, Kosova ka pasur rritjen më të ulët ekonomike në vitet e fundit. Tahiri ka thënë se Qeveria “ka menaxhuar dobët me buxhetin”.

“Si pasojë e një qëndrimi totalisht injorues ndaj kërkesave dhe situatës që ka qenë në këto dy vjet e gjysmë, realisht në vitin 2022 rritja e zhvillimit ekonomik ka qenë vetëm 3 për qind, që pritet po ashtu këtë vit me qenë më poshtë në bazë të Fondit Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që i bie që kjo dinamikë e rritjes ekonomike është më e ulëta në histori të Kosovës. Më e ulët ka qenë vetëm në vitin 2012 gjatë kohës së recesionit ekonomik dhe në vitin 2020 për shkak të pandemisë”, tha Tahiri.

Tahiri tha se për dy vjet e gjysmë qeverisjeje, nuk kanë hyrë në punë më shumë se 1 miliard euro të cilat janë planifikuar.

“Në vitin 2021, nga fondi i investimeve që janë përcaktuar me atë buxhet kanë qenë 622 milionë euro dhe janë realizuar vetëm 419 milionë euro, që nënkupton ka pasur nënshpenzim 203 milionë euro. Ndërsa, në vitin 2022 kanë qenë 704 milionë euro për shpenzime kapitale dhe janë shpenzuar 419 milionë euro. Që nënkupton që në vitin 2022 ka qenë nënshpenzim 285 milionë euro. Në total për dy vjet, çka edhe duhet me e ditë qytetari i Kosovës, 500 milionë euro, gjysmë miliardë euro nuk i ka shti në punë Qeveria Kurti që i ka pas të dedikuara për shpenzim. Tash çka dimë hala, tash për këta gjashtë muaj prej 814 milionëve që e tha ish-ministrja, janë shpenzuar vetëm 150 milionë euro që nënkupton që nuk janë shpenzuar 664 milionë euro. Pra, vetëm për dy vjet e gjysmë, më shumë se 1 miliard euro të planifikuara nuk kanë hy në punë”, shtoi Tahiri.

Tahiri tha se e gjithë kjo situatë është si mungesë e kapacitetit të ministrave për menaxhimin e buxhetit.

“Këtë situatë nuk mundet askush me e kuptu, askush me e shpjegu përveç se një mungesë totale të kapacitetit të ministrave të zotit Kurti për me e shpenzu buxhetin. Konkluzion i parë që vjen është armiku në thonjëza, opozitë-bërja më e madhe e Kurtit është kabineti i tij, ministrat e tij”, theksoi ai .