TEMPUS

Përfaqësuesi i Kishës Protestante: E pakuptueshme stagnimi i Ligjit deri më tani

Driton Krasniqi, përfaqësues i Kishës Protestante, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se është e pakuptimtë se si deri më tash Ligji për liritë fetare nuk ka kaluar në Parlament.

“Nëse e shikojmë Ligjin aktual të cilin e kemi, për besë është e pakuptimtë me pa pse deri më tani nuk ka kalu, Komisioni i Venecias ka bërë një vlerësim të këtij draftligji dhe e ka konsideruar si një nga draftligjet më të mira që ka Evropa sot dhe tani nëse ky si i tillë kalon edhe ekspertizat e Komisionit të Venecias e pastaj është paksa konfuze pse mundet me stagnu deri në këtë masë”, tha Krasniqi

I njëjti tha se po ashtu shpreson që Ligji të mos pengohet më në Parlament.

“Jam shumë i inkurajuar që tani një mobilizim i ri prej Qeverisë edhe shpresoj shumë që në Parlament ky ma mos të pengohet siç është pengu deri më tani, po që me të vërtetë të kalojë”, tha Krasniqi.