Demolli-Nimani: MD-ja dështoi ta bëjë reformën në KPK
Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Ministria e Drejtësisë ka dështuar ta bëjë reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Demolli-Nimani theksoi se këtë dështim të reformës në KPK nga Ministria e Drejtësisë, nuk e cilëson si një fitore të opozitës.
“Më vjen shumë keq që përfundojnë ligjet në Kushtetuse, përderisa kemi deputetë të dy partive opozitare dhe nuk arrihet që ta kemi një lig j të mirë brenda Kuvendit të Kosovës, sa janë deputetët e partive opozitare, që vërejtjet dhe të gjitha komentet që i kanë t’i japin brenda komisioneve që kalon një ligj dhe aty si duket e kanë edhe në komisione të pamundur një gjë të tillë dhe si rrjedhojë vijmë deri tek dërgimi i një ligji në Kushtetuese dhe pasojat tash po i shohim”, deklaroi Demolli-Nimani.
Tutje, ajo tha se ky ligj do të ngecë edhe shumë procese më tutje sa i përket reformimit në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe prokurorial.
“Kemi edhe ligjin tjetër që është në Kushtetuese, mandej mos të harrojmë edhe një proces të Vettingut që ka fillu dhe është tu ecë shumë ngadalë. Me këtë çfarë ndodhi këto ditë, dyshoj që tash do të arrijmë një konsensus ma të gjerë politik që të kemi një proces të Vettingut siç është premtuar,” shtoi tutje Demolli-Nimani