Tempus

Molliqaj: Një fëmijë që rritet me një prind nuk është më ndryshe sesa ai që rritet me dy

 

Drejtoresha ekzekutive në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, Leonidë Molliqaj, ka thënë se në aspektin shoqëror, një fëmijë që rritjet me një prind nuk është ndryshe nga një fëmijë i cili rritet me dy prindër.

“Nuk do të thotë se një fëmijë që rritet me patjetër me dy prindër do të ketë jetë shumë më të mirë sesa një fëmijë i cili rritet me një prind. Edhe është problematike se jeni duke e mohuar edhe angazhimin dhe përkushtimin e plotë nënave dhe burrave të cilët i rritin fëmijët vetë. Çka t’u bëhet çifteve të ndara”, ka thënë Molliqaj, në emisionin “Tempus” në KTV.