Tempus

Gruda nga PDK: Kemi një Qeveri që bën politikë me plagë të Kosovës

 

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria po bën politikë me plagë të Kosovës.

“Mendoj që kemi në Qeveri, Qeverinë e parë të Kosovës, e cila në vijimësi të bërjes politikë, e përdor edhe luftën edhe krimet e luftës për të bërë politikë”, tha Gruda në “Tempus” të KTV-së.