TEMPUS

Haxhiu: Shëndetësia, nga prioritet i premtuar në pazar politik

Bekim Haxhiu, Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se shëndetësia nga prioritet i premtuar i kryeministrit, Albin Kurti, është shndërruar në një sektor të pazareve politike.

“Sot, mosprezenca e deputetëve aty, pushtetit këtu për të mbrojtur këtë buxhet që qeveria është mundu me prezantu si të mirë, e shpërfaq këtë që e thamë që shëndetësia nga prioritet i premtuar i Kurtit, është shndërruar në sektor të pazareve politike, nepotiste dhe klienteliste brenda grupeve të interesit, brenda VV-së edhe Listës Guxo”, tha Haxhiu në “Tempus”.

Sipas tij, tanimë asnjëri nga ata deputetë nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

“Asnjëri tash prej atyre deputetëve nuk janë të gatshëm me marrë përgjegjësi me mbrojtë, nuk janë të gatshëm as me e mbrojtë dhe as nuk po donë me u identifiku me këto hajni e këto keqpërdorime që po ndodhin në shëndetësi”, shtoi Haxhiu. /BetimipërDrejtësi