Disa i quajnë “zyra fantazmë”. Janë këto disa ndërtesa në periferi e lokacione sekrete, ekzistenca e të cilave mbahet e fshehur për çdo rast. Mund të kaloni për çdo ditë buzë tyre dhe kurrë të mos u kushtoni vëmendje. Kanë pak apo fare shenja dalluese. Një mburojë të lartë dhe disa kamera sigurie, mbase.
Por në brendi janë radhë të tëra tryezash që presin për t’u përdorur në rast të ndonjë katastrofe – si një vend i sigurt për të kryer punët e zakonshme në rast se zyrat e rëndomta janë të paqasshme apo madje të shkatërruara.
Sulmet terroriste. Katastrofat natyrore. Dhe po, pandemitë.
Këto janë vetëm disa prej ngjarjeve që mund ta nxisin ndonjë kompani që të zhvendoset prej godinave të zakonshme dhe ta vendosë stafin në zyrat e emergjencës – që ndryshe njihen edhe si lokacione “të rimëkëmbjes nga katastrofat” apo “vazhdimësi e punës”.
Dhe tani, mjerisht, kriza po ngjan sërish. Në kundërpërgjigje ndaj koronavirusit të ri dhe me shpejtësi marramendëse të përhapjes, kompanitë, përfshirë bankat e mëdha, i kanë futur nxitimthi në përdorim planet e këtilla në kohëra pasigurie.
Ideja është se, nëse virusi përhapet në zyrën kryesore të një kompanie, stafi në lokacionin “rezervë” do të jetë në gjendje që të shërbejë për vazhdimin e punëve. Është kjo një alternativë për punën nga shtëpia, për shembull.
Për këso raste mbahen në gatishmëri kompjuterë, telefona dhe software afaristë. Vetë ndërtesat janë të pajisura me masat e duhura të sigurisë dhe të ndërtuara për t’iu bërë ballë uraganeve apo tërmeteve... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar)