Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë Jugore ka zhvilluar një robot 88 miligramësh që lëviz, ngjitet dhe bart ngarkesa duke përdorur muskuj artificialë.
Roboti është emëruar “RoBeetle”, “Roboti Brumbull”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është vetëm 15 milimetra i gjatë, gjë që e bën “Robotin Brumbull” një nga robotët autonomë më të lehtë dhe më të vegjël të krijuar ndonjëherë”, tha shpikësi i tij, Xiufeng Yang.
“Ne donim të krijonim një robot, pesha dhe madhësia e të cilit do të ishin të krahasueshme me ato të insekteve të vërteta”, shtoi studiuesi.
Ekipi i Xiufeng Yang zhvilloi një sistem muskulor artificial, i bazuar në një karburant të lëngshëm, në këtë rast metanol, i aftë të sigurojë dhjetë herë më shumë energji sesa një bateri me masë identike.
Tani për tani, sistemi është në gjendje t’i zhvendosë vetëm përpara këmbët e robotit, në sipërfaqe të sheshta, si qelq ose sipërfaqe të përafërt, deri në dy orë radhazi, me ngarkesë deri në 2,6 herë më shumë se pesha e tij mbi kurriz/AFP.