Kompania Micromax ka zbuluar smartfonin e ri.
I quajtur Selfie 2, smartfoni vjen me procesor MediaTek MT6737 SoC dhe kamerën e përparme prej 8 megapikselë dhe lente të Sony IM135, transmeton Koha.net. Kjo kamerë vjen me efekte të avancuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, Selfie 2 vjen edhe me kamerën e pasme prej 13 megapikselë, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me sensor për gishtërinj të vendosur në pjesën e pasme.

Micromax Selfie 2 punon me sistemin operativ Android Nougat si dhe ka baterinë prej 3000 mAh.
Smartfoni i ri i Micromaxit pritet të lansohet së shpejti, ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar.
