Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony prezanton një super kamerë me 48 MP për smartfonë

Sony ka prezantuar senzorin e ri CMOS për fotografi për smartfonë.

Ai quhet IMX596 dhe ka 48 megapixel, e secili nga ta 0.8 mikrometër apo 0.0008 milimetra, i cili pritet të mbërrijë në smartfonët e rinj që nga shtatori i këtij viti, 2018, transmeton koha.net.

Përgjegjësit nga Sony kanë thënë gjatë një konference për shtyp se rritja e numërimit të pixelëve do të rrisë kualitetin e fotografive edhe kur pajisjet përdorin zoom-in.

Smartfoni i parë me kamerë 48 MP pritet të jetë Xperia XZ3, ndonëse një gjë e tillë nuk është krejt e sigurt meqë kanë dal raportime se mund të jetë edhe Xperia XZ2 Premium.

{gallery}