Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zbulohet ora e mençur më e fuqishme deri tani

Fossil ka prezantuar orën e mençur të re të parën me çip Snapdragon 3100 e me sistemin operativ më të ri të Google, Wear OS.

Ora e quajtur Sport Smartwatch, vjen në gjashtë ngjyra për të zgjedhur nga blerësit, të hirtë, vjollce, të kuqe, të kaltër, të gjelbër dhe të zezë, transmeton koha.net.

Sport Smartwatch ka të integruar sensorin që mat rrahjet e zemrës, bateri 350mAh (që premton jetë njëditore të baterisë), si dhe NFC e GPS.

Kjo orë ka të përfshirë edhe Spotify e Noonlight, i cili është aplikacion për shërbime emergjente, i parainstaluar.

Fossil do të fillojë të shesë Sport Smartwatch që nga sot për 255 dollarë.

{gallery}