Tech

Xiaomi Mi Watch është ora e parë e mençur në kuadër të brendit Mi

Së bashku me telefonin Mi CC9 Pro, Xiaomi ka prezantuar edhe Mi Watch – orën e parë të mençur në kuadër të brendit Mi. Pajisja e bartshme karakterizohet nga funksionet serioze, ndërsa Xiaomi e promovon atë si "një telefon të vogël për kyçin tuaj të dorës", raporton GSMArena.

Ora e mençur e ka një ekran 1.78 inçësh AMOLED, e cila e ka mundësinë të jetë e ndezur gjithmonë, dhe është vendosur në një shtëpizë prej 44 mm. Pjesa e pasme është bërë prej qeramikës, ndërsa ka një buton në anën e djathtë të kornizës për operim të interfejsit, shkruan KOHA Ditore. Në anën e majtë ndodhet një altoparlant dhe mikrofoni. Në dispozicion janë edhe Bluetooth, NFC dhe mbështetja eSIM, gjë që do t’ia mundësojë orës të funksionojë plotësisht e pavarur.

Xiaomi Mi Watch e përdor interfejsin MIUI, të bazuar në Google Wear OS, dhe i ka mbi 40 aplikacione të integruara dhe një dyqan të veçantë aplikacionesh që është i hapur edhe për developerët eksternë.

Image

Ora e mençur ka edhe funksione të zakonshme për ndjekjen e aktivitetit të fitnesit, përfshirë monitorimin e notit dhe kompatibilitetin me analitikën e performancës Firstbeat.

Ora funksionalizohet nga çipseti Snapdragon Wear 3100 4G, çiftuar me 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë ruajtjeje. Jetëgjatësia e baterisë vlerësohet në 36 orë, me mbështetje të përfshirë për 4G. Është integruar një bateri prej 570mAh, e cila paraqet më të madhen të parë ndonjëherë në një orë të mençur.

Xiaomi Mi Watch aktualisht është ekskluzive në tregun kinez dhe nuk ka asnjë informacion për praninë eventuale globale. Ora shitet me një çmim prej rreth 185 dollarësh. Ekziston edhe Mi Premium Edition Mi Watch, e cila për një çmim prej rreth 285 dollarëve e ofron një ekran kristal safiri, kornizë dhe rrip prej çelikut të pandryshkshëm.