Pixel ishte telefoni i parë që u prodhua nga vetë Google dhe që prej lansimit të tij ka pasur vetëm kritika të mira për të, mirëpo shumë përdorues kanë filluar të ankohen për një problem te ky telefon.
Forumi i Google për ndihmë të konsumatorëve është mbushur me ankesa se një problem shkakton bllokimin e mikrofonit, duke ia pamundësuar atyre realizimin e rregullt të telefonatave ose incizimin e videove me kamerë, transmeton Koha.net.
Problemi qëndron te njëri prej tre mikrofonave që gjenden në Google Pixel dhe Google Pixel XL. Ky problem mund të rregullohet përkohësisht nëse telefoni shtrëngohet në një mënyrë specifike. Mënyra tjetër është nëse mikrofonin e pastroni me tharëse të flokëve.
Google ka ofruar ndërrimin e të gjitha pajisjeve që kanë pasur këtë problem.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje