Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zbulohet malware në Android aplikacionin CamScanner që ka mbi 100 milionë përdorues

Sulmuesit mund të qasen nga distanca në pajisjet e përdoruesve Android, të cilët e kanë të instaluar versionin falas të CamScanner - një aplikacion ky jashtëzakonisht i popullarizuar Phone PDF creator me mbi 100 milionë shkarkime në Google Play Store. Google tashmë e ka larguar aplikacionin nga dyqani ndërkohë që përdoruesve u këshillohet ta fshijnë atë nga pajisjet e tyre, raporton TheHackerNews.

Për fat të keq, CamScanner tashmë është bërë malicioz pasi që hulumtuesit e sigurisë e kanë gjetur modulin e fshehur Trojan Dropper në aplikacion, i cili nga distanca mund t’ia mundësojë sulmuesve të shkarkojnë dhe instalojnë në mënyrë të fshehtë programet malinje në pajisjet Android të përdoruesve dhe atë pa dijeninë e tyre.

Moduli malinj në fakt nuk ndodhet fare në vetë aplikacionin CamScanner Android, por është pjesë e një biblioteke eksterne për reklamim që u prezantua në kuadër të aplikacionit PDF creator, shkruan KOHA Ditore. Problemi u zbulua nga hulumtuesit e sigurisë Kaspersky pasi që filluan të shfaqen recensione negative të aplikacionit nga përdoruesit që vunë re veprime të dyshimta dhe të pazakonta.

Hulumtuesit theksojnë se mund të supozohet se arsyeja e shtimit të këtij malware është partneriteti i developerit të aplikacionit me një reklamues të pandërgjegjshëm. Analizat e modulit malinj Trojan Dropper zbulojnë se i njëjti komponent është zbuluar më parë në aplikacionet e para-instaluara në telefonët nga Kina.

Duhet të theksohet se versioni i paguar i aplikacionit CamScanner nuk e përfshinë bibliotekën eksterne për reklamim, dhe kështu as kodin malinj, kështu që nuk preket nga ky problem dhe është ende në dispozicion në Google Play Store.

Edhe WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni Tech 3 j. më parë WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni

Përdoruesve u këshillohet që gjithmonë ta kenë një antivirus të mirë në pajisjet e tyre Android, i cili mund t’i detektojë dhe bllokojë aktivitetet malinje. Për më tepër, rekomandohet që gjithmonë të shikohen dhe përcjellen recensionet e aplikacioneve nga përdoruesit e tjerë, dhe të verifikohen miratimet e aplikacionit para instalimit të tyre.

Për më shumë detaje teknike në lidhje me malwarein Trojan Dropper, i cili u zbulua në CamScanner, mund ta shikoni raportin e Kasperskyt.