Aplikacionet antivirus kanë për qëllim që t’ua mundësojnë përdoruesve të jenë të qetë nëse ata aksidentalisht klikojnë në ndonjë link ose email të dyshimtë, dhe ta dinë se pajisja e tyre është deri diku e mbrojtur. Për fat të keq, ka kaq shumë aplikacione antiviruse sa që shpesh është e vështirë të zgjidhet mes atyre, dhe për më keq pjesa më e madhe e këtyre aplikacioneve është mashtrim, përcjell UberGizmo.
Sipas testimeve të bëra nga kompania australiane për antivirusë, AV-Comparatives, u zbulua se nga 250 aplikacione antivirus në Android që janë testuar, dy të tretat e tyre karakterizohen si mashtruese. Aplikacionet testohen ashtu që malwarei vendoset në dispozicion të pajisjeve për të përcaktuar nëse aplikacionet e njohin atë. U zbulua se kjo përbënte vetëm 80 nga 250 aplikacione.
Megjithatë, madje edhe ato 80 aplikacione mund t’i detektojnë 30% të malwareve, që do të thotë se pjesa tjetër e përmbajtjes malinje nuk u detektua. Kompania e sigurisë gjithashtu zbuloi se një numër i madh i këtyre aplikacioneve as nuk e kishin skanuar softuerin malinj. Në vend të kësaj, aplikacionet bazohen në sistemin whitelist/blacklist, të bazuar në paketat e emrit për aplikacione. Kjo çoi në situatën që disa aplikacione në pajisjet Android u etiketuan si të dëmshme thjesht sepse emri i paketës nuk ishte në listën e tyre pozitive, shkruan KOHA Ditore.
Gjithashtu, u zbulua se numri shqetësues i këtyre aplikacioneve u krijua nga i njëjti programer, ku shumica e aplikacioneve ishin të ngjashme me njëra-tjetrën dhe fokusi ishte më shumë në plasimin e reklamave dhe më pak në mbrojtjen konkrete.
-
Shumica e aplikacioneve antivirus në Android janë fals
-
Fshini këto 13 aplikacione nga telefoni juaj, përmbajnë virus të rrezikshëm
-
“Malware”, shenjat që tregojnë se telefoni juaj është infektuar nga virusi
-
Këto shenja tregojnë se telefoni juaj mund të jetë i infektuar me malware
-
Shumë aplikacione të rrejshme fshihen nga Play Store dhe App Store