Nga ekspertët është cilësuar si rrjedhja më e bujshme në histori e informacionit.
Një përdorues, i cili ka mbetur anonim, ka arritur të zbulojë së fundmi një komponent kyç të kodit burimor të iOS në GitHub. Tashmë Apple e ka tërhequr kodin, por jo përpara se miliona përdorues ta shkarkonin atë. Apple u detyrua të përdorte “Aktin Për Mbrojtjen e të Drejtave Dixhitale të Autorit” për të hequr kodin duke konfirmuar se ka qenë i vërtetë, transmeton tch.
Kodi i përkiste iOS 9.3 dhe është publikuar në Pranverë të 2016-ës. Ai quhej iBoot dhe siç emri sugjeron kontrollonte procesin e “boot-up” sa herë që ndizni iPhone.
Ndërsa mund të konsiderohet si diçka e madhe, rrjedhja e informacionit është gjithashtu e rrezikshme në këtë rast. Situata është kaq e ndjeshme saqë Apple paguan deri në 200,000 dollarë ata që gjejnë probleme sigurie në kodin në fjalë.
-
Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit
-
Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
-
Apple u kërkon përdoruesve ta përditësojnë sistemin operativ
-
Apple padit krijuesin e ChatGPT, e akuzon për vjedhje të sekreteve tregtare
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing