Uebfaqja për teknologji GSM Arena njofton se ka pranuar një email anonim i cili duket të jetë nga një burim i brendshëm nga Samsungu. Emaili përmban dy letra me të gjitha detajet e specifikave të Galaxy S10, Galaxy S10E dhe Galaxy S10+. Po ashtu, GSM Arena thotë se nuk mund të vërtetojë nëse këto specifika janë korrekte por përputhen shumë me ato që i ka raportuar deri më tani.
Më herët është raportuar për disa specifika që janë edhe në këto dy letra, të tilla si kamera për selfie prej 10 megapikselë f/1.9 e cila mund të incizojë videot në rezolucion prej 4K. Do të ketë veçorinë AF dual-pixel, por në letra nuk përmendet stabilizimi optik e cila është raportuar si veçori e re, transmeton Koha.net. Po ashtu, është raportuar se treshja Galaxy S10 do të vijë me veçorinë e re super “slow-mo” – ato do të jenë në gjendje të incizojnë videot 0.4-0.8 sekondëshe, dy herë më gjatë se paraardhësit e tyre.
Për shumica e specifikave në këto dy letra deri më tani është raportuar, por ka disa që janë interesante, sikur që është premtuar për ndriçimin e ekranit prej 800 nit (njësia matëse e ndriçimit), shkruan gsmarena.
Një tjetër devijim nga ajo që kemi parë që është spekuluar ishte madhësia e ekranit të modelit Galaxy S10+. Sipas të dhënave në këto dy letra, thuhet se ky model do të ketë ekran 6.3-inç me rezolucion prej 3.040 x 1.440 pikselë, ndërsa më herët është spekuluar se do të ketë ekran 6.4-inç.
{gallery}
Pastaj në radhë vijnë kamerat - Galaxy S10+ dhe Galaxy S10 do të kenë nga tre kamera në pjesën e pasme (12+12+16), ndërsa Galaxy S10E shkruan se do të ketë kamerë standarde dhe një tjetër shumë të gjerë.
Edhe
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
Pretendimi se Galaxy S10, S10+ dhe S10E kanë kamerën parë në botë selfie që mund të incizojnë videot 4K, është diçka që Nokia 8 mund të dëshirojë të debatojë.
Gjithashtu, në letrat shkruan se kamerat e treshes veçoritë e reja si “10 Scene Optimizer” dhe “Zoom and Color Point Effects”, përcjell Koha.net.
Lexoni edhe:
Samsungu konfirmon datën e lansimit të smartfonit të palosshëm
Të tre smartfonët e rinj të avancuar Galaxy S10 do të zbulohen javën e ardhshme, më saktësisht më 20 shkurt.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi