Së fundmi, në internet po shfaqen vazhdimisht fotografitë dhe informacionet e reja në lidhje me fabletin e ri të gjigantit të teknologjisë, Samsung.
Tani, në internet është publikuar një fotografi në të cilën shihet kutia (ambalazhi) e Galaxy Note9, e cila zbulon specifikat dhe veçoritë kyçe të pajisjes, transmeton Koha.net. Po ashtu, kutia në fotografi tregon se është e dedikuar për tregun rus.
Lexoni edhe:
Sipas të dhënave që i shohim në fotografi, Galaxy Note9 do të vijë me ekran 6.4-inç QHD+ Super AMOLED, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.
Gjithashtu, në kuti shkruan se Note9 do të vijë edhe me lapsin S Pen, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.
Samsung Galaxy Note9, për mbrojtje nga uji ka certifikatën IP68 dhe për siguri biometrike, përdorë skanerin për sytë dhe për gishta të vendosur në pjesën e pasme.

-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme