Së fundmi është duke u përfolur për smartfonin e ri të kompanisë së njohur kineze Vivo, X21i.
Tani, në internet kanë rrjedhur detajet më të plota për këtë smartfon, nga China Telecom.
Sipas China Telecom, Vivo X21i pritet të vijë me:
- Ekran 6.28-inç FHD+ me rezolucion prej 1,080 x 2,2280 pikselë
- Procesor MediaTek Helio P60 SoC me tetë bërthama dhe grafikën ARM Mali-G72 MP3
- 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes microSD deri në 256 GB
- Kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 24 megapikselë
- Portin për kufje 3.5 mm
- Sistemin operativ Funtouch OS 4.0 i bazuar në Android 8.1
- Dimensionet: 154.37 x 74.98 x 6.99 mm
- Baterinë prej 3,170 mAh
- Peshë prej 159 gramë
- Ngjyrat: e kuqe, e bardhë dhe e zezë
Gjithashtu, Vivo X21i është caktuar që të lansohet më 19 maj në Kinë me çmim prej rreth 426 dollarë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm