FIFA dhe kompania e njohur kineze Vivo kanë njoftuar bashkëpunimin e tyre për dy garat World Cup në Rusi dhe Katar.
Vivo X20 FIFA World Cup Editon tashmë e kemi parë, pasi është lansuar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani është shfaqur pasardhësi i tij - Vivo X21 UD, i cili do të jetë në dispozicion në ngjyra ekskluzive.
Smartfoni më i fundit i prodhuesit kinez do të arrijë me ngjyrë të kaltër Tibetian dhe të kuqe Victory, duke festuar ngjyrat e flamurit të vendit ku do të mbahet Botërori – Rusi, transmeton Koha.net. Po ashtu, në pjesën e pasme, poshtë, të telefonit është vendosur edhe logoja e kësaj gare botërore të futbollit.
Përveç transformimit vizual, telefoni nuk vjen me ndryshime tjera. Vivo X21 FIFA World Cup Edition vjen me procesor Snapdragon 660 dhe 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.
Gjithashtu, ky smartfon i avancuar vjen dhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 12 megapikselë, si dhe me sensorin për gishta të vendosur nën ekanin 6.28-inç AMOLED.
Çmimi standard i këtij smartfoni është rreth 460 euro, por Vivo duket se do t’ua dhurojë këtë version ekskluziv lojtarëve ose zyrtarëve dhe mund të mos e lansojë atë fare nëpër tregje.
-
FIFA prezanton topin e ri të Kupës së Botës
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Botërori solli shumë emocione – fotografët i zgjedhin shkrepjet e preferuara