YouTube ka rikthyer llogarinë e një shtetasi kinez në Odessa, i cili po mbulonte luftën në Ukrainë, një javë pas pezullimit kur mori një raport që thoshte se kishte përmbajte të "dhunës së dyshuar", raportoi TheGuardian të premten.
Wang Jixian, videot e përditshme të të cilit përshkruan jetën e tij në qytetin ukrainas e bënë atë një sensacion në internet, u pezullua përkohësisht të enjten e javës së kaluar. Në videon e tij përpara pezullimit, video e tij tregonte përkthime kinezisht të një regjistrimi të ukrainasve që flisnin për mizoritë e kryera nga ushtarët rusë.
Wang, nga Pekini, filloi të postonte video të përditshme në kanalin e tij në YouTube menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. “Sot është … Unë jam ende në Odesa. Unë jam ende gjallë”, fillojnë videot e tij. Përditësimet e tij të përditshme tërhoqën shpejt më shumë se 100,000 ndjekës.
Wang i tha Radio Free Asia se ai nuk fajësoi YouTuben, por "motivet e fshehta" të kujtdo që e raportoi atë, duke thënë: "ku është dhuna? Nuk kam përfshirë foto [të dhunës] në videon time”.
Wang më pas krijoi një kanal të ri në Youtube për të vazhduar përditësimet e tij. Llogaria e tij ka mbledhur 34,000 ndjekës.
-
Kinezi që mbështet Ukrainën përmes videove, quhet tradhtar kombëtar
-
Të vërtetat që rrëzojnë konspiracionet se lufta në Ukrainë është e rreme
-
Kremlini mohon përfshirjen e Kinës në luftën në Ukrainë
-
Zelensky: Kina po mbyll sytë ndaj shtetasve të saj që po luftojnë për Rusinë
-
Zelensky thotë se mbi 150 kinezë po luftojnë krah forcave ruse në Ukrainë