YouTube po përballet me një betejë të rëndësishme ligjore pasi po pretendohet se shkeli privatësinë e fëmijëve, duke shitur të dhënat e miliona fëmijëve.
Fatura e cila iu është shënuar platformës gjigante të videove është 2.5 miliardë funta (2.7 miliardë euro), pas shitjes të së dhënave të fëmijëve në Britani të Madhe kompanive të reklamimit, sipas The Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuptohet që Google do ta kundërshtojë me forcë pretendimin. Një nga argumentet e tij është se platforma kryesore e YouTube nuk është menduar për ata nën 13 vjeç.
Google pritet gjithashtu të tregojë për një seri ndryshimesh që prezantoi vitin e kaluar për të përmirësuar njoftimin për prindërit, për të kufizuar mbledhjen e të dhënave dhe për të kufizuar reklamat e personalizuara.