Platforma e videove online, Youtube, planifikon të shfaqë reklama që kanë për qëllim edukimin e përdoruesve rreth lajmeve të rreme, pas një eksperimenti të suksesshëm në Universitetin e Cambridge, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Studiuesit thanë se sipas studimit, videot do të përmirësojnë aftësinë e njerëzve për t’i njohur dhe dalluar përmbajtjet manipuluese.
Fillimisht, ato do t’iu shfaqen përdoruesve në Sllovaki, Republikën Çeke dhe në Poloni për refugjatët ukrainas.
Google njoftoi se gjetjet treguan se mediat sociale mund të parandalojnë në mënyrë efektive përhapjen e dezinformatave. Hulumtimi i universitetit pati qëllim vënien në pah të efekteve të lajmeve të rreme dhe manipuluese. Në eksperiment, reklamat iu shfaqën 5.4 milionë njerëzve, 22 mijë prej të cilëve u anketuan më pas.
“Pati përmirësim në aftësinë për t’i dalluar teknikat e dezinformimit. Një aftësi e shtuar për t’i dalluar përmbajtjet. Një aftësi e shtuar për të vendosur nëse do të shpërndahet ose jo përmbajtja e caktuar”, thuhet në rezultatet e hulumtimit.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
YouTube në televizor bën ndryshimin që nuk do t’u pëlqejë përdoruesve
-
YouTube teston “biseduesin robotik”
-
YouTube orientohet edhe më shumë kah inteligjenca artificiale
-
YouTube me një ndryshim që do t’i mërzisë përdoruesit