Google ka parlajmëruar se po fillon me implementimin e përvojës së re të faqes kryesore për YouTube në pajisjet desktop dhe tablet. Pamja e re u vërejt për herë të parë në gusht, ndërsa tani zyrtarisht po vjen tek përdoruesit, raporton Neowin.
Ndryshimet në ridizajn vërehen lehtësisht. Së pari, Google e ka rritur madhësinë e thumbnailave të videove, gjë që do t'u ndihmojë përdoruesve të kenë më shumë informacione rreth videos, si dhe video preview me më shumë rezolucion, shkruan KOHA Ditore. Për të implementuar thumbnaile më të mëdha, Google i ka larguar disa kategori që ndodheshin në faqen kryesore (siç është pjesa "From your subscriptions").
Përmirësimet e tjera janë më funksionale, kështu që e kemi butonin e ri "Add to queue" i cili shfaqet kur me mouse kaloni mbi thumbnail ndërsa përdoruesve u mundëson të krijojnë playlista nga ekrani kryesor. Funksioni Watch Later është ende i pranishëm nëse ju nevojitet. Google gjithashtu e ka mundësuar ndalimin e sugjerimeve nga kanalet që nuk ju interesojnë.
Në fund, u paralajmërua që YouTube do të shtojë mënyra të reja për filtrimin e faqes kryesore, siç bëri edhe për pajisjet mobile më herët gjatë vitit. Përdoruesit do të mund të zgjedhin nga një larmi temash të rekomanduara, kështu që vetëm video klipet nga ato tema do të shfaqen në faqen kryesore.
-
YouTube në televizor bën ndryshimin që nuk do t’u pëlqejë përdoruesve
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët
-
Australia detyron YouTuben t'i mbyllë llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3