YouTube ka fshirë më shumë se 30 mijë video që përmbanin dezinformata për vaksinën anti-COVID në pesë muajt e fundit, ka njoftuar vet rrjeti social.
Një zëdhënëse e YouTube ka thënë se videot përmbanin informacione të kundërta për vaksina në krahasim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ose të autoriteteve shëndetësore, raporton BBC.
Në tetor, YouTube ndaloi dezinformimin për vaksinën në një përpjekje për të mos lejuar diskreditimin e vaksinës.
Zëdhënsja shtoi se në vitin e kaluar, kishin fshirë më shumë se 800 mijë video për keqinformim rreth koronavirusit.
Kjo shifër përfshin më shumë sesa vetëm vaksinat, por pretendime më të gjera "të pabazuara nga mjekësia" në lidhje me virusin.
Artikuj të ngjashëm
-
YouTube do t’i largojë të gjitha videot të cilat shpërndajnë dezinformata për vaksinat
-
YouTube do t’i fshijë videot që janë kundër vaksinave ndaj COVID-19
-
YouTube ndalon fshirjen e përmbajtjeve nga zgjedhjet presidenciale të 2020-s
-
Facebooku mbyll disa llogari që përhapnin dezinformata mbi vaksinimin
-
Youtube ia fshin videot lidhur me COVID-19 presidentit brazilian