Kompania Xiaomi është e gatshme t’i lansojë teknologjitë e veta për mbushje të shpejtë. Brendi i popullarizuar kinez zyrtarizon teknologjinë Super Charge Turbo. Bin Lin (bashkëthemelues dhe president i kompanisë) e ka publikuar një video e cila e demonstron teknologjinë e re, raporton MySmartPrice.
Super Charge Turbo është flash teknologjia më e shpejtë botërore e mbushjes, duke e ofruar opsionin e mbushjes së shpejtë prej 100W nëpërmjet kabllos. Teknologjia mundëson që telefoni me një bateri prej 4000mAh të mbushet plotësisht për vetëm 17 minuta. Kjo është dukshëm më shpejtë se ajo që e ofrojnë zgjidhjet aktuale të mbushjes. Teknologjia Huawei 55W SuperCharge për Mate X mundëson që bateria prej 4500mAh të mbushet nga 0 në 85% për 30 minuta, shkruan KOHA Ditore.
Aktualisht, Xiaomi ofron mbushje të shpejtë prej vetëm deri në 27W përmes kabllos së telefonit. Megjithatë, madje edhe modeli premium Mi 9 ofrohet vetëm me mbushës prej 18W në paketim. Se a do ta shohim ndonjë telefon premium të Xiaomi të pajisur me mbushësin e ri Super Charge Turbo këtë vit, mbetet për t'u parë.
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë