Duke filluar nga ky muaj, Microsoft nuk do të përditësojë më sistemet operative Windows 7 dhe 8.1 kur të detektohen procesorët e ri, pasi kompania tash mbështet këta çipa vetëm në Windows 10.
Pjesë e strategjisë, të cilën e zbaton kompania në Redmond është që të inkurajohet transicioni në Windows 10, pa bllokimin e përditësimeve në sistemet Windows 7 dhe 8.1, të cilat janë të bazuara në procesorë siç janë modelet AMD, Ryzen ose Intel Kaby Lake, dhe nuk iu lë përdoruesve tjetër mundësi pos kalimit në Windows 10, transmeton KosovaPress.
Lajmërimi, i cili tregohet kur tentoni të bëni përditësimin në këto sisteme ju ofron instruksione se si bëhet kalimi në Windows 10.
“Kompjuteri juaj përdor procesor, i cili është i dizajnuar për versionin më të ri të Windows-it. Pasi procesori juaj nuk mbështetet në versionin e Windows-it, të cilin e përdorini, sistemi juaj do të lëshojë azhurnime të rëndësishme të sigurisë”, thuhet në lajmërim.
Në këtë mënyrë, zgjidhja e vetme është instalimi i Windows 10, që është edhe qëllimi i Microsoft-it.
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?